Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Z., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasin M. N., 51 vjeç, banues në Korçë, pronar i një hoteli, pasi shtetasi S. C., 65 vjeç, duke rregulluar një pajisje në hotel, është dëmtuar lehtë në fytyrë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit E. A., 21 vjeç, N. A., 23 vjeç dhe D. P., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se kanë goditur më sende të forta, një 30-vjeçar, për motive të dobëta. 30-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. Ç., 40 vjeç, banues në Tushemisht, pasi me vetëgjyqësi, i ka marrë një portë metalike, një 70-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Ersekë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. V., 53 vjeç, banues në Leskovik, pasi dyshohet se ka dëmtuar një sipërfaqe toke të mbjellë, në pronësi të një 57-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. P., 57 vjeç, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin “Qafë Thanë-Pogradec”, si pasojë e të cilit u dëmtua shtetasja S. Ç., informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. Ç., 64 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.