Bodrishtë, Dropull/Gjenden dhe sekuestrohen 2 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak

Bodrishtë, Dropull

Gjenden dhe sekuestrohen 2 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se në një banesë të pabanuar, në fshatin Bodrishtë, një shtetas ende i paidentifikuar kishte fshehur armë zjarri dhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle në vendet e dyshimta dhe në territor të hapur.

Nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se një shtetas, që nuk është banor i fshatit Bodrishtë, i kishte fshehur armët e zjarrit në një banesë të pabanuar dhe për shkak të presionit policor, armët e zjarrit dhe municionin luftarak i kishte hedhur në terren.

Gjatë kontrollit të territorit, në bashkëpunim me punonjësit e pastrim-gjelbërimit, këta të fundit gjetën në një kosh mbeturinash, 2 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim, për të parë nëse janë përdorur ose jo në ngjarje kriminale të mëparshme.

Gjithashtu, një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që posedonte armët e zjarrit dhe municionin luftarak.