Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
•Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. K., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 36 vjeç, për veprën penale “Punësimi i paligjshëm”, pasi ka kallëzuar shtetasi B. S., 59 vjeç, se ka qenë i punësuar prej 2 muajsh nga shtetasi E. M., për ruajtjen e bagëtive të tij, por ai nuk i ka dhënë pagën dhe nuk i ka paguar sigurimet shoqërore, sipas marrëveshjes.
•Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 53 vjeç, pasi në rrugën “Qemal Stafa”, me automjetin që drejtonte ka aksidentuar lehtë shtetasin D. Z., 33 vjeç, i cili lëvizte me monopatinë.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. T., 58 vjeç dhe S. D., 59 vjeç, pasi dyshohet se i kanë pushtuar një sipërfaqe toke në fshatin Qafëshkallë, shtetasit A. K., 72 vjeç;
-E. H., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj mbesës së tij 14 vjeçe, për motive të dobëta.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. H., 44 vjeç, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen D. L., 48 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se ka demtuar lehtë, me send të fortë, një 54-vjeçare.
-Ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi J. Xh., 54 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, se më datë 13.04.2025, është largua nga banesa, djali i tij 13 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.