Tiranë – Policia vë në pranga të kërkuarin, pas denoncimit të qytetarëve

Tiranë.

Qytetarët telefonojnë në numrin unik 112 në DVP Tiranë, Policia vë në pranga të kërkuarin.

Forcat “Shqiponja” në DVP Tiranë, me marrjen e njoftimit nga numri unik 112 për një të kërkuar, organizuan punën duke bërë të mundur në rrugën “George W. Bush”, kapjen e shtetasit E. A., 30 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Më  datë 19.12.2016, rreth orës 14:40, në lagjen Nr. 1 Sarandë, ky shtetas në bashkëpunim me vëllanë e tij, kanë qëlluar me sende të forta (shkop bejsbolli) dhe mjete të mprehta (thikë), shtetasin Xh. H., duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Sarandë.