Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor kapën dhe arrestuan shtetasin K. M., 52 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për disa vepra penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., banues në fshatin Torovicë, pas gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë gjahu që e mbante pa leje. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.