Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër dhe Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A.M., 44 vjeç, banues në Maqellarë; A.L., 58 vjeç banues në Mat, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” .
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin S.D., 35 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se ka shqetësuar nëpërmjet mesazheve në rrjete sociale një 60-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.