Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit F. G., 23 vjeç, banues në Tiranë, dhe N. Gj., 65 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. M., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një 15-vjeçareje. Pas komunikimit me prokurorin, u vendos që ky shtetas të procedohet në gjendje të lirë, për shkak të gjendjes shëndetësore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Q., 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. Sh., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur para, në arkën e një objekti kulti, në fshatin Dragostunjë. Po punohet për kapjen e 36-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. T., 37 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.