DVP Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Vlorë
Në vijim të veprimeve hetimore për dy ngjarjet e ndodhura në Vlorë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për shtetasit e përfshirë, konkretisht:
•U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Ll., 34 vjeç, i cili mbrëmjen e djeshme drejtoi automjetin në gjendje të dehur, përplasi disa mjete dhe tentoi t’i largohej Policisë duke rrezikuar jetën e efektivëve. Gjatë hetimeve rezultoi se, përpara se të largohej me automjet, ai kishte dëmtuar edhe ekspozitorin e një lokali në lagjen “1 Maji”. Pas shoqërimit të tij në Komisariatin e Policisë Vlorë, u krye arrestimi për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
•Nisi procedimi penal për veprat “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasit D. B., 21 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, i regjistruar si person me probleme të shëndetit mendor. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pavarësia 3”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë me një mjet prerës (biçak) shtetasin e huaj S. A., 31 vjeç.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.