Drejtoria Vendore e Policisë Berat, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë:

-arrestuan në flagrancë shtetasin N. D., 41 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. F., banues në fshatin Pëllumbas, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka dëmtuar disa fidanë frutorë, në pronësi të një 59-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 50 vjeç, banues në Berat, pasi ka kallëzuar një 35-vjeçar se ky shtetas i ka marrë borxh një shumë eurosh, të cilat nuk ia ka kthyer.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.