Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim A. D., 45 vjeçe, banuese në Shijak, pasi Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.