Raporti i ngjarjeve, 6 mars 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 117 shtetas, konkretisht: 19 shtetas janë vënë në pranga, 90 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 3 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për një tjetër rast po hetohet për të përcaktuar autorësinë, ndërsa për rastin e tretë është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 33 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 8 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 3 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 11 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga dhe 24 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-6 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufirit, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lrië;

-4 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 17 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të vetëgjyqësisë, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të falsifikimit, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-nga 1 rast i krimeve kibernetike, shpërdorimit të detyrës, prishjes së qetësisë publike, trafikimit të mjeteve motorike dhe braktisjes së fëmijës së mitur, me 6 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprave penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, autori i dyshuar i të cilave është aktualisht me masë sigurie, për një vepër penale tjetër.

Është evidentuar 1 rast i veprave penale “Përndjekja” dhe “Vepra të turpshme”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

Është evidentuar 1 rast i veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, me 1 shtetas të vënë në pranga.

1 shtetase e kërkuar për falsifikim të dokumenteve, është ndaluar.

1 shtetas i kërkuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, është ndaluar.

Kanë ndodhur 8 aksidente rrugore, me 9 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.