Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 31 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën sasi të vogla të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis.

Këta specialistë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin B. N., 49 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u gjetën në automjetin që drejtonte ky shtetas, disa doza Kokaine.

•Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-V. S., 30 vjeç, banues në fshatin Peshtan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij;
-G. M., 25 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 37-vjeçar.

•Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Th. K., 70 vjeç, pasi dyshohet se nga zjarri që ky shtetas ka ndezur në tokën e tij në fshatin Lumth, për të djegur mbeturina, janë dëmtuar disa pemë frutore në pronësi të një 69-vjeçari;
-L. T., 27 vjeçe, banuese në fshatin Savër, pasi dyshohet se ka vjedhur 2 pajisje elektroshtëpiake, në banesën e një 32-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.