Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur në rrjete sociale, 2 të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. C., 53 vjeç, pasi u kap duke hedhur inerte, në kundërshtim me ligjin.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. H., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 41-vjeçare.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim shtetasin A. S., 29 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës një 33-vjeçar, i cili është në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 29-vjeçarit.

•Ditën e djeshme, kanë kallëzuar shtetaset:

-B. A., 41 vjeçe, se në një llogari në rrjete sociale postohen komente fyese në drejtim të saj. Strukturat e specializuara për hetimin e krimeve kibernetike po punojnë për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve të rastit;

-D. D., 49 vjeçe, e cila kallëzon se është larguar nga banesa djali i saj, shtetasi K. D., 28 vjeç. Punohet për gjetjen e këtij shtetasi;

-A. K., 39 vjeçe, e cila kallëzon se është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi D. C., 44 vjeç. Punohet për gjetjen e këtij shtetasi.

•Informacion paraprak/ Rreth orës 06:50, në Stacionin e Policisë Fushë Krujë, është paraqitur shtetasi D. M., i cili ka deklaruar se gjatë natës, në rrethimin e jashtëm të biznesit të tij, ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë ka patur dëme të vogla materiale. Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.