Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore, pas referimit të rastit në Prokurori dhe nisjes së procedimit penal për shtetasin S. L., kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim edhe të shtetasve H. L., 30 vjeç, dhe B. L., 27 vjeç, pasi të tre dyshohen se janë konfliktuar duke goditur me grushte, gjatë detyrës si roje pranë një institucioni, shtetasin E. B., 35 vjeç.
Po këta specialistë, referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin L. L., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka shkarkuar me kamion materiale inerte në një sipërfaqe toke në fshatin Nartë, Vlorë.
Po nga këta specialistë, u referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 28.02.2025, në spital ka shkuar për mjekim shtetasja A. P., 48 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila dyshohet se ka vetëkonsumuar një sasi medikamentesh dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, gjatë kontrolleve në territor, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim D. A., 57 vjeç, banues në Fier, i dënuar me 2 muaj burgim për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e DVP Fier.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin M. G., 23 vjeç, banues në Himarë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi N. R., për një konflikt pronësie mes tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin A. M., 44 vjeç, banues në Ksamil, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesën e tij në lagjen nr.1, Ksamil, ka dhunuar fizikisht nënën e tij 70-vjeçare.
Po nga këta specialistë, u referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 27.02.2025, në vendin e quajtur “Gurorja e Muçajve”, në lagjen nr.3, Sarandë, është prishur qetësia publike, pasi dyshohet se është gjuajtur në ajër me një armë sportive. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij rasti.
Materialet iu referuan prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme procedurale.