DVP Berat, gjatë 24 orëve të fundit

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat:

-arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 47 vjeç, banues në Berat, pasi në banesë ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. H, dhe B. H, (vëllezër), pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Starovë, Berat, janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta (dru), shtetasit O. L, dhe F. L, (vëllezër). Si pasojë, shtetasi F. L., ka marrë dëmtime në kokë dhe ndodhet në spital, pa probleme për jetën.

-referuan materialet në Prokurori, në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit, për shtetasen I. K., 34 vjeçe, banuese në Berat, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin E. S., 41 vjeç, banues në Berat.

-u referuan materialet në Prokurori, në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit, për shtetasin K. L., 45 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë natës tek Ura e Goricës, nga automjeti ka hedhur në tokë sende të vjetra.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.