•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 38 vjeç, pasi në rrugën “Emin Harizi”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar automjetin e një 78-vjeçari.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin A. Z., 49 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. P., 62 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 31-vjeçar.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.3:
-arrestuan shtetasin Sh. E., 44 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, fqinjin e tij, të cilin gjithashtu e ka kanosur për shkak të kallëzimit të bërë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. N., 38 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 35-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. M., 49 vjeç dhe R. V., 40 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 27-vjeçar.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kapën shtetasin e shpallur në kërkim, M. D., 25 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 4 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. S., 46 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 21-vjeçar.
•Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-Z. D., 36 vjeç, pasi ka humbur kontrollin mbi ciklomotorin që e drejtonte në gjendje të dehur. Si pasojë është dëmtuar 36-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve;
-B. M., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
•Ditën e djeshme, janë paraqitur në spital shtetaset:
-Xh. H., 26 vjeçe, pasi dyshohet se ka konsumuar ilaçe. Pas mjekimit të marrë shtetasja eshte larguar në banesë;
-J. S., 34 vjeçe, pasi dyshohet se nga pakujdesia, është vetëdëmtuar në banesë, me mjet prerës, aktualisht shtetasja është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale për rastet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, me qëllim vlerësimin.
•Ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi E. A., 32 vjeç, se shtetasi Ll. B., 45 vjeç, e ka goditur me grushte, si dhe e ka kanosur. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Ll. B., si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.