Tiranë/Finalizohet operacioni policor “Pasagjeri”

Tiranë/Finalizohet operacioni policor “Pasagjeri”.

Lëvizte me taksi, i armatosur me pistoletë dhe me thikë, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

I arrestuari, shtetas me precedent për krime kundër jetës.

Sekuestrohen arma e zjarrit me municion, mjeti prerës dhe shuma parash në lekë dhe në euro, që iu gjetën 32-vjeçarit, në çantë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas sigurimit të informacionit se një shtetas me precedent kriminal, lëvizte i armatosur, me taksi, për të shmangur kontrollet e Policisë, kanë ndërhyrë menjëherë për ta kapur dhe vënë në pranga.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Pasagjeri”, u ndalua në rrugën “Mysym Keta”, taksia me të cilën lëvizte shtetasi A. Ç., 32 vjeç. Nga kontrollet, iu gjetën në çantë, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, 1 mjet prerës (thikë), 9900 euro dhe 250 000 lekë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 32-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.