PKK Hani i Hotit
Kapet në tentativë për të hyrë në Shqipëri dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Vjenë, 1 shtetas malazez i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
38-vjeçari i arrestuar, i akuzuar nga autoritetet gjyqësore në Vjenë, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”.
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së, shtetasin malazez A. P., 38 vjeç, banues në Mal të Zi. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Vjenë, Austri, më datë 08.05.2024, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Vjenën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit, në Austri.