Kukës/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale për zbardhjen e plotë të autorësisë së plagosjes së shtetasit E. H., më datë 19.02.2025.
Kapet në Tiranë, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH, dhe vihet në pranga një 30-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor për këtë plagosje.
Vihen në pranga, për përkrahje të autorit të krimit, 2 shtetas të cilët dyshohen se kanë ndihmuar 30-vjeçarin, për t’u fshehur.
Në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe operacionale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 19.02.2025 në Kukës, ku u plagos me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. H., shërbimet e DVP Kukës kanë siguruar informacion mbi vendndodhjen e autorit tjetër të këtij rasti.
Në bazë të këtyre informacioneve, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH kanë lokalizuar dhe kapur në Tiranë, shtetasin në kërkim Z. M. dhe shtetasit E. A. dhe G. P., që e shoqëronin.
Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Kukës arrestoi shtetasit:
Z. M., 30 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve, armëve shpërthyese dhe municionit”;
E. A., 34 vjeç dhe G. P., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.