DVP Berat
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 27 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. Ç., 50 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat:
-shpallën në kërkim shtetasin R. K., 43 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka dëmtuar disa varre dhe se ka vjedhur në varrezat e qytetit, objekte të ndryshme. Punohet për kapjen e shtetasit R. K.;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pas kallëzimit të një 15-vjeçareje, se babai i saj, shtetasi N. B., 49 vjeç, e fyen nëpërmjet thirrjeve/mesazheve në celular.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.