DVP Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. B., 40 vjeç, banues në Sovjen, Maliq, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet të parkuar, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
S. N., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur disa disa vegla pune dhe produkte ushqimore, në banesën e përbashkët me një shtetas tjetër;
F. Ç., 32 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi E. P., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish bashkëshortes së tij, e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
R. S., 37 vjeç, A. Z., 67 vjeç, dhe E. N., 27 vjeç, banues në Ersekë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
A. J., 65 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 78-vjeçar, për motive të dobëta.
Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi K. D., 66 vjeç, i cili ka kallëzuar se në në magazinën që administron, kanë vjedhur një sasi bakri nga transformatori. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.