Policia Rrugore e Shkodrës, kontrolle të shtuara në akset rrugore

Policia Rrugore e Shkodrës

Kontrolle të shtuara në akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Si rezultat, gjatë 2 javëve të muajit shkurt, janë arrestuar 8 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:

•Janë ndëshkuar 19 drejtues mjetesh, për përdorim të xhamave të errësuar;

•Janë ndëshkuar 51 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti, në efektin e pijeve alkoolike;

•Janë ndëshkuar 365 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

•Janë ndëshkuar 97 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

•Janë ndëshkuar 53 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

•Janë ndëshkuar 121 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

•Janë ndëshkuar 292 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme;

•Janë ndëshkuar 714 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e DVP Shkodër apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin dhe të mos drejtojnë automjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.