Tiranë – Finalizohet faza e katërt e operacionit të koduar “Catch”

Tiranë

Finalizohet faza e katërt e operacionit të koduar “Catch”.

Kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të tjerë, të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Rr., 24 vjeç, të cilit Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Në vijim të veprimeve për këtë rast, janë proceduar penalisht shtetasit F. Rr., 56 vjeç dhe E. T., 26 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit të 24-vjeçarit, dhe nuk iu janë bindur urdhrit të tyre, për shoqërimin në komisariat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. M., 42 vjeç, i dënuar me 1 vit burgim, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Vjedhja”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin V. J., 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me 4 muaj burgim, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.