Drejtoria Vendore e Policisë Berat
•Komisariati i Policisë Berat referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. V., 47 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka vjedhur disa veshje, në oborrin e një banese në lagjen “Çlirim”.
•Stacioni i Policisë Dimal referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-B. F., 55 vjeç, banues në Diaml, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-F. Ç., 46 vjeç, banues në fshatin Goriçan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 65-vjeçar.
•Komisariati i Policisë Kuçovë:
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. V., 50 vjeç, banues në fshatin Goriçan, pasi ka kallëzuar shtetasja I. Gj., se 50-vjeçari nuk i ka paguar paratë për aktivitetin e zhvilluar në lokalin e tij, në Kuçovë, shumë për të cilën ata ishin dakordësuar verbalisht;
-referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin A. M., 47 vjeç, banues Kuçovë, sepse dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një automjet, pasi ka thyer xhamin. Punohet për kapjen e 47-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.