Raporti i ngjarjeve, 17 dhjetor 2024

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 90 shtetas, konkretisht: 36 shtetas janë vënë në pranga, 48 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste. 13 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 6 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për krime ekonomike janë vënë në pranga 6 shtetas. Janë vënë në pranga 5 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas.

Janë evidentuar 8 raste të vjedhjeve/tentativave për vjedhje, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-2 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të krimeve kibernetike, me autorë të paidentifikuar. Për një rast të mëparshëm, është shpallur në kërkim 1 shtetas;

-nga 1 rast i veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Përndjekja”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, me 3 shtetas në total, të vënë në pranga;

-nga 1 rast i veprave penale “Kalimi i kundërligjshëm i kufijve shtetërorë”, “Vetëgjyqësia”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Prishja e qetësisë publike”, “Veprime në kundërshtimin me vendimin e gjykatës” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

1 shtetas i kërkuar për mashtrim dhe për falsifikim të dokumenteve, është ndaluar.

Kanë ndodhur 8 aksidente rrugore, me 8 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 18 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.