Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasve: K. Ll., 53 vjeç, dhe M. Ll., 59 vjeç, banues në Fush- Mamurras, Kurbin, (vëllezër) dhe të shtetasit I.Xh, 58 vjeç,(drejtues teknik) për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi në lavatriçen e zhavorrit në Skuraj, Kurbin në pronësi të dy vëllezërve, shtetasi F. H., 61 vjeç, banues në Milot, Kurbin, ditën e djeshme gjatë punës është rrëzuar nga një lartësi dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spital, ku ka humbur jetën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
-Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan shtetasin F. B., 42 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi ditën e djeshme është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një objekt me dërrasa, në zonën e mbrojtur të lagunës në Patok Kurbin, pa dokumentacion përkatës.
-Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në prokurori për shtetasin Xh. H., 27 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar motomjetin ka aksidentuar shtetasen P. G., 71 vjeçe, banuese në Fushë-Kuqe, Kurbin, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë, referuan materialet në Prokurori për “Vlerësim” pasi është gjetur e pajetë në banesë nga Shërbimet Zjarrfikëse, shtetasja T. M., 77 vjeçe, banuese në qytet Mirditë, e cila dyshohet ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.