HAPEN APLIKIMET PËR PRANIM NË FUNKSIONE NDIHMËSE NË DEPARTAMENTIN PËR TEKNOLOGJINË E INFORMACIONIT

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit me qëllim plotësimin e funksioneve të lira organike dhe përzgjedhjen me barazi, paanshmëri dhe transparencë të kandidatëve më të mirë, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës e mos diskriminimit,

 NJOFTON:

  1. Shpalljen e fazës së aplikimeve për pranimin në funksione ndihmëse në Policinë e Shtetit.
  2. Aplikimet fillojnë më datë 11.11.2024 dhe përfundojnë më datë 15.11.2024, për 10 pozicione në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
  3. Aplikimet të bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
  1. Kanë të drejtë të aplikojnë për konkurrim shtetasit që plotësojnë kriteret e përgjithshme si dhe kriteret e veçanta si më poshtë vijon:

4.1 Kriteret e përgjithshme janë:

  1. të jetë shtetas shqiptar;
  2. të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
  3. të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  4. të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  5. të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  6. të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  7. të gëzojë besueshmëri për të punuar në strukturat e Policisë së Shtetit (neni 140 i Rregullores së Policisë)
  8. Të plotësojë kriteret për pajisjen me Certifikatë të Sigurimit të Personelit për pozicionet qe kërkohet pajisja me CSP;
  • Kriteret e veçanta:
Pozicioni Kritere të veçanta
1. Drejtoria e Sistemeve
1.1. Sektori i Sistemeve
Pozicioni:Specialist

Klasa e pagës: IV-2

Vend vakant: 2 (dy)

Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave/Master Profesional” në: Shkencat kompjuterike/ Inxhinieri elektronike/ Inxhinieri telekomunikacioni/ Informatikë/ Informatikë ekonomike/ Informatike Biznesi/ Inxhinieri matematike informatike/ Teknologji informacioni/ Teknologji telekomunikacioni.

Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë përkatësisht në të njëjtat fusha.

Përvoja: 1 vit përvojë punë në profesion.

1.2. Sektori i Sigurisë së Informacionit
 
Pozicioni: Specialist

Klasa e pagës: IV-2

Vend vakant: 1 (një)

1.3. Sektori i Bazës së të Dhënave
 
Pozicioni: Specialist

Klasa e pagës: IV-2

Vend vakant: 3 (tre)

Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave/Master Profesional” në: Shkencat kompjuterike/ Inxhinieri elektronike/ Inxhinieri telekomunikacioni/ Informatikë/ Informatikë ekonomike/ Informatike Biznesi/ Inxhinieri matematike informatike/ Teknologji informacioni/ Teknologji telekomunikacioni.

Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë përkatësisht në të njëjtat fusha.

Përvoja: 1 vit përvojë punë në profesion.

1.4. Sektori Operativ i Sigurisë
Pozicioni: Specialist

Klasa e pagës: IV-2

Vend vakant: 1 (një)

Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave/Master Profesional” në: Shkencat kompjuterike/ Inxhinieri elektronike/ Inxhinieri telekomunikacioni/ Informatikë/ Informatikë ekonomike/ Informatike Biznesi/ Inxhinieri matematike informatike/ Teknologji informacioni/ Teknologji telekomunikacioni.

Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë përkatësisht në të njëjtat fusha.

Përvoja: 1 vit përvojë punë në profesion.

2. Drejtoria e Jetësimit të Projekteve
2.1. Sektori i Hartimit te Projekteve
 
Pozicioni:Specialist

Klasa e pagës: IV-2

Vend vakant: 1 (një)

Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave/Master Profesional” në: Shkencat kompjuterike/ Inxhinieri elektronike/ Inxhinieri telekomunikacioni/ Informatikë/ Informatikë ekonomike/ Informatike Biznesi/ Inxhinieri matematike informatike/ Teknologji informacioni/ Teknologji telekomunikacioni.

Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë përkatësisht në të njëjtat fusha.

Përvoja: 1 vit përvojë punë në profesion.

3. Drejtoria e Infrastrukturës
3.1. Sektori i administrimit te rrjetave
 
Pozicioni:Specialist

Klasa e pagës: IV-2

Vend vakant: 1 (një)

Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave/Master Profesional” në: Shkencat kompjuterike / Inxhinieri elektronike / Inxhinieri telekomunikacioni / Informatikë / Informatikë ekonomike / Informatike Biznesi / Inxhinieri matematike informatike / Teknologji informacioni / Teknologji telekomunikacioni.

Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë përkatësisht në të njëjtat fusha.

Përvoja: 1 vit përvojë punë në profesion.

3.2. Sektori i teknologjive monitoruese dhe telefonike
 
Pozicioni:Specialist

Klasa e pagës: IV-2

Vend vakant: 1 (një)

Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave/Master Profesional” në: Shkencat kompjuterike / Inxhinieri elektronike / Inxhinieri telekomunikacioni / Informatikë / Informatikë ekonomike / Informatike Biznesi / Inxhinieri matematike informatike / Teknologji informacioni / Teknologji telekomunikacioni.

Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë përkatësisht në të njëjtat fusha.

Përvoja: 1 vit përvojë punë në profesion.

  1. Aplikantët duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore brenda datës 15.11.2024, dokumentacionin e mëposhtëm, i cili duhet të jetë marrë jo më vonë se 1 muaj:
  2. Formularin e Aplikimit;
  3. Formularin e vetëdeklarimit;
  4. Formularim e dekriminalizimit;
  5. Diplomën dhe listën e notave të noterizuara të ciklit të parë dhe të dytë të studimit. (Të dy nivelet e diplomave të jenë të të njëjtës fushë studimi, në programe studimi të akredituara). Aplikantët që kanë përfunduar Arsimin e Lartë jashtë vendit të bëjnë njëvlershmërinë e diplomave të fituara jashtë vendit.
  6. Fotokopje të kartës së identitetit;
  7. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
  8. Certifikatë familjare;
  9. Vërtetim nga gjykata qe nuk është në gjykim për vepër penale;
  10. Vërtetim nga prokuroria qe nuk është në ndjekje penale;
  11. Vërtetim nga Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
  12. Vërtetim qe është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  13. 2 Fotografi me përmasa 4 cm x 6 cm.
  14. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kritereve të përgjithshme dhe të veçanta përcaktuara në pikën 4 të këtij urdhri.(vërtetim për përvojë në punë në profesion, certifikatë për zotërimin e gjuhës angleze, arsimin shtesë, trajnime, referenca të punëdhënësve të mëparshme, etj).
  1. Komunikimet zyrtare për çdo fazë të procesit të konkurrimit do të kryhet nëpërmjet adresën së email-it njerezore@asp.gov.al.
  1. Aplikantët do të njoftohen nga sekretaria teknike, nëse janë kualifikuar apo jo për të vazhduar procesin e konkurrimit. Aplikantët të cilët nuk plotësojnë kriteret ligjore, në njoftimin e dërguar me email do t’i bëhen të ditura arsyet e skualifikimit.
  1. Aplikantët e skualifikuar kanë të drejtën e ankimimit tek Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në adresën e email-it njerezore@asp.gov.al brenda 2 ditëve pune nga data e njoftimit me email.
  1. Aplikantët që plotësojnë kriteret i nënshtrohen:
    1. Vlerësimit administrativ, i cili përbën 30% të rezultatit të përgjithshëm dhe përfshin vlerësimin në lidhje me përvojën në punë, certifikimet/trajnimet si dhe kualifikime.
    2. Intervistës me gojë, e cila përbën 70% të rezultatit të përgjithshëm, përmban jo më pak se 3 pyetje, dhe përfshin testimin në lidhje me njohuritë, aftësitë e kandidatit për të menduar, analizuar, komunikuar dhe marrë vendime. Aplikantët të cilët në mënyrë të dukshme, kanë vështirësi në shprehi dhe komunikim, skualifikohen nga Komisioni me vendim të arsyetuar.
  1. Aplikantët skualifikohen apo ndërpresin marrëdhëniet e punës me Policinë e Shtetit në rastet e mëposhtme:
  2. Nuk aplikon brenda afatit të përcaktuar;
  3. Nuk dorëzon në kohën e aplikimit dokumentacionin e kërkuar;
  4. Nuk plotëson kriteret e përcaktuara në momentin e shpalljes së aplikimeve;
  5. Ka deklaruar të dhëna të rreme apo ka paraqitur dokumente të falsifikuara;
  6. Është dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo të një kundërvajtjeje penale me dashje;
  7. Nuk paraqitet në kohën e caktuar në një nga fazat e testimit;
  8. Nuk vlerësohet me të paktën 70% të pikëve në procesin e testimit;
  9. Nuk plotësojnë kriterin e besueshmërisë;
  10. Nuk plotësojnë kriterin për pajisjen me Certifikatë të Sigurimit të Personelit. 

Shkarkoni formularët:

Formulari i aplikimit:https://asp.gov.al/wp-content/uploads/2024/11/FORMULARI-I-APLIKIMIT.docx

Formular dekriminalizimi:https://asp.gov.al/wp-content/uploads/2024/11/FORMULAR-DEKRIMINALIZIMI.doc

Formular vetedeklarimi:https://asp.gov.al/wp-content/uploads/2024/11/FORMULAR-VETDEKLARIMI.docx