Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës, Krujë – Shtohen masat për parandalimin e vjedhjeve në banesa. Vihen në pranga 3 shtetas në tentativë për të kryer vjedhje. Në Durrës vihet në pranga një 42-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke vjedhur në një pallat që ishin larguar banorët. Në Krujë u vunë në pranga 2 të rinj dhe iu sekuestruan mjetet me të cilat ishin përgatitur për të kryer vjedhje. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit e sigurisë, si dhe parandalimin e vjedhjes së pronës, ka shtuar masat e kontrollit dhe të prezencës së Policisë në territor, në të gjitha ato zona, ku banesat janë braktisur nga banorët si pasojë e tërmetit. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një pallat në lagjen nr. 17, Durrës. Në Krujë, pas informacionit të marrë në rrugë operative se dy të rinj nga Shkodra, të cilët ishin duke qarkulluar me një automjet do kryenin vjedhje në zonën e Krujës, shërbimet e Policisë kanë bërë bllokimin e automjetit dhe të dy të rinjve që ndodheshin në të. Nga kontrolli i ushtruar në brendësi të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi mjete që shërbenin për hapjen e dyerve të banesave dhe të automjeteve, doreza e pajisje të tjera që do shërbenin për të realizuar vjedhjet. Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit, shtetasit E. R., 25 vjeç, banues në lagjen Dobrac, Shkodër, i dënuar më parë dhe i pasagjerit shtetasit N. P., 23 vjeç, banues në Shkodër. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”, në bashkëpunim.
Fier – Operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Finalizohet operacioni policor i koduar “Çlirimi”. Vihen në pranga 3 persona me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak, 2 armë të ftohta dhe 1 makinë e blinduar. Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si edhe nga informacionet e mara në rrugë operative, Policia bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Sh. K., 33 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, A. B., 35 vjeç, banues në Fier dhe R. L., 20 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e DVP Fier, në fshatin Çlirim, Fier, në mjetin e blinduar Audi A8, i cili drejtohej nga shtetasi R. L., poshtë sediljes së parë të pasagjerit, ku ishte ulur shtetasi Sh. K., u gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri tip pistoletë dhe 2 krehra me 24 fishekë. Gjatë kontrollit personal, shtetasit R. L. iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë), që e kishte në çantën e dorës. Gjithashtu, gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit A. B., u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë). U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pistoleta, 2 krehra me 24 fishekë, 2 mjetet prerëse dhe automjeti i blinduar Audi A8. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 84 shtetas, konkretisht: 25 janë arrestuar, 4 janë ndaluar dhe 55 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndalur 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve është evidentuar 1 rast, në të gjithë territorin, me 1 autor të arrestuar që po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 12 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Durrës dhe 1 në Dibër; 6 raste të “Plagosja e rëndë me dashje”, 2 në Durrës, 1 në Korçë, 1 në Dibër, 2 në Vlorë dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në qarkun Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Vrasja”, 1 në Fier dhe 1 në Korçë.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 në Lezhë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 4 kërkesë – padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 15 raste, 4 në Tiranë dhe 1 në Dibër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 2 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendej të lirë dhe 8 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 7 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 1 në Tiranë, 2 në Elbasan, 3 në Shkodër dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 2 raste, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Organizimi i lotarive të palejuara”, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 6 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 8 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar 5 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan, 2 në Korçë dhe 1 në Vlorë.
Janë evidentuar dhe proceduar 6 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Berat, 2 në Vlorë dhe 1 në Shkodër.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.