Mbështetur në pikën 1, pikën 2 shkronja “c”, dhe “l” të nenit 55, piken 3 dhe 4 të nenit 62, të Ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, si dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit në Policinë e Shtetit”, Policia e Shtetit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionin “Shef Komisariati”, në Drejtoritë Vendore të Policisë sipas tabelës se mëposhtme:
Nr | Emërtimi i strukturës | Emërtimi i DVP-së |
1. | Komisariati i Policisë Berat | DVP Berat |
2. | Komisariati i Policisë Skrapar | DVP Berat |
3. | Komisariati i Policisë Kuçovë | DVP Berat |
4. | Komisariati i Policisë Bulqize | DVP Dibër |
5. | Komisariati i Policisë Mat | DVP Dibër |
6. | Komisariati i Policisë Dibër | DVP Dibër |
7. | Komisariati i Policisë Durrës | DVP Durrës |
8. | Komisariati i Policisë Shijak | DVP Durrës |
9. | Komisariati Policisë Kavaje | DVP Durrës |
10. | Komisariati i Policisë Elbasan | DVP Elbasan |
11. | Komisariati i Policisë Gramsh | DVP Elbasan |
12. | Komisariati i Policisë Librazhd | DVP Elbasan |
13. | Komisariati i Policisë Peqin | DVP Elbasan |
14. | Komisariati i Policisë Divjake | DVP Fier |
15. | Komisariati i Policisë Fier | DVP Fier |
16. | Komisariati i Policisë Lushnje | DVP Fier |
17. | Komisariati i Policisë Mallakastër | DVP Fier |
18. | Komisariati i Policisë Gjirokastër | DVP Gjirokastër |
19. | Komisariati i Policisë Përmet | DVP Gjirokastër |
20. | Komisariati i Policisë Tepelene | DVP Gjirokastër |
21. | Komisariati i Policisë Devoll | DVP Korçe |
22. | Komisariati i Policisë Kolonje | DVP Korçe |
23. | Komisariati i Policisë Korçë | DVP Korçe |
24. | Komisariati i Policisë Maliq | DVP Korçe |
25. | Komisariati i Policisë Pogradec | DVP Korçe |
26. | Komisariati i Policisë Has | DVP Kukës |
27. | Komisariati i Policisë Kukës | DVP Kukës |
28. | Komisariati i Policisë Tropoje | DVP Kukës |
29. | Komisariati i Policisë Kurbin | DVP Lezhe |
30. | Komisariati i Policisë Lezhe | DVP Lezhe |
31. | Komisariati i Policisë Mirdite | DVP Lezhe |
32. | Komisariati i Policisë M. e Madhe | DVP Shkodër |
33. | Komisariati i Policisë Puke | DVP Shkodër |
34. | Komisariati i Policisë Shkodër | DVP Shkodër |
35. | Komisariati i Policisë Vau Dejës | DVP Shkodër |
36. | Komisariati i Policisë Kruje | DVP Tirane |
37. | Komisariati Policisë Nr.1 | DVP Tirane |
38. | Komisariati Policisë Nr.2 | DVP Tirane |
39. | Komisariati Policisë Nr.3 | DVP Tirane |
40. | Komisariati Policisë Nr.4 | DVP Tirane |
41. | Komisariati Policisë Nr.5 | DVP Tirane |
42. | Komisariati Policisë Nr.6 | DVP Tirane |
43. | Komisariati Policisë Nr.7 | DVP Tirane |
44. | Komisariati Policisë Rrugore Tirane | DVP Tirane |
45. | Komisariati i Policisë Delvine | DVP Vlore |
46. | Komisariati i Policisë Himare | DVP Vlore |
47. | Komisariati i Policisë Sarande | DVP Vlore |
48. | Komisariati i Policisë Vlore | DVP Vlore |
APLIKANTI DUHET TË PLOTËSOJË KËTO KRITERE
Kritere të përgjithshme:
- Të mbajë njërën nga gradat e rolit të parë drejtues;
- Të ketë shtetësi shqiptare;
- Të mos ketë marrë masat disiplinore të përcaktuara në shkronjat “c”, “ç” dhe “d” të pikës 1 të nenit 123 të ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, brenda 3 (tre) vjetëve të fundit;
- Të jetë në kushte shëndetësore, që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin për konfliktin e interesit.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA, AFATI I DORËZIMIT DHE VLERËSIMI
Kandidatët, brenda datës 08.11.2024, ora 14.00 duhet të dorëzojnë pranë Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve, për të shprehur interesin për pozicionin e “shef komisariati”, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesa me shkrim shoqërohet nga dokumentet e mëposhtme:
- një jetëshkrim i përditësuar;
- një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që kandidati propozon të ndjekë. Ky dokument duhet të jetë punë origjinale e kandidatit dhe nuk duhet të kalojë 15 faqe, në llojin e shkrimit Time New Roman, madhësia 12, me hapësirë midis rreshtave 1.15;
- vetëdeklarimin, sipas ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave të zgjedhur, emëruar ose që marrin funksione publike”, përcaktuar në lidhjen nr. 1, bashkëlidhje e këtij urdhri;
- vërtetim të gjendjes gjyqësore, lëshuar nga organi kompetent shtetëror, i lëshuar jo më herët së 3 muaj nga data e paraqitjes së shprehjes së interesit;
- vërtetimin/dokumentacionin e përshtatshëm, që provon përvojën e punës së kandidatit për pozicionin për të cilin konkurron;
- vlerësimet profesionale dhe etike të kandidatëve në punët që kanë bërë në të shkuarën, nëse ka, apo rezultatet e arritura gjatë përvojave të tyre të punës, që lidhen me ushtrimin e funksioneve në fushën e rendit dhe sigurisë;
- dokumentacionin e përshtatshëm që provon arritjet gjatë studimeve të larta dhe në trajnime, dhe kurse të certifikuara, brenda dhe jashtë vendit;
- dokumentacionin e përshtatshëm, që provon rezultatet e arritura gjatë studimeve pasuniversitare në fushën e rendit ose sigurisë;
- kopje të dëshmive të gjuhëve të huaja, nëse ka;
- kopje të gradës shkencore ose titujve akademikë, nëse ka;
VLERËSIMI
Pas përfundimit të afatit 7-ditor për paraqitjen e shprehjes së interesit, KVA-ja publikon në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit emrat e kandidatëve.
Brenda afatit 10 ditor nga momenti i mbylljes së fazës së aplikimeve, KVA-ja kryen vlerësimin paraprak të aplikimeve, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore. Nëse është e nevojshme, pa kaluar afatin e parashikuar në këtë pike, KVA-ja kërkon informacione të mëtejshme prej kandidatit, institucioneve publike apo punëdhënësit të kandidatit.
Në përfundim të vlerësimit paraprak, KVA-ja harton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore dhe të kandidatëve që nuk i plotësojnë këto kushte, bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga kandidati dhe dokumentacionin shtesë të mbledhur nga Komisioni.
KVA-ja merr vendim për skualifikimin e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet ligjore dhe i njofton me shkrim kandidatët, në mënyrë të posaçme dhe të arsyetuar për shkaqet e skualifikimit.
KVA-ja organizon intervistën me kandidatët dhe i njofton ata të paktën 48 orë përpara për datën, vendin dhe orën e intervistës. Anëtarët e komisionit i drejtojnë pyetje kandidatit në përputhje me kriteret e vlerësimit, të përcaktuar në VKM-në Nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit në Policinë e Shtetit”.
Seanca e intervistës për secilin kandidat mbahet në praninë e të gjithë anëtarëve të komisionit. Intervista do të fokusohet në fushat e vlerësimit të kandidatit
KVA-ja vlerëson dokumentacionin e dorëzuar nga kandidati, të mbledhur nga KVA-ja dhe informacionin e dhënë gjatë intervistës për të përfunduar vlerësimin. Secili nga anëtarët e KVA-së bën vlerësimin e kandidatëve me pikë, sipas rubrikave të përcaktuara në formularin e vlerësimit.
Çdo kandidat ka të drejtën e ankimit pranë Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave për shkeljet procedurale të pretenduara, brenda 2 ditëve nga shpallja e rezultateve paraprake.
Shprehja e interesit dhe të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë teknike të KVA-së, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Bulevardi Bajram Curri, Tiranë, sipas formularit model tip të dorëzimit të dokumenteve.
Formularët model tip, mund t’i shkarkoni në linqet më poshtë:
- Formular dekriminalizimi
- Deklaratë për konfliktin e interesit e kandidatit
- Vetëdeklarim për largimin nga puna dhe masa disiplinore
- Autorizim për verifikimin e figurës dhe integritetit
- Formular për vlerësimin e kandidatit, sipas VKM, Nr 641, datë 16.10.2024
Afati i dorëzimit të aplikimit: Deri në 08 nëntor 2024, ora 14:00