Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

▪︎ M. K., 66 vjeç, banues në Korçë dhe K. K., 29 vjeç, banues në Pogradec, pronarë të dy lokaleve në Pogradec, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në këto lokale, u konstatua muzikë e lartë që shkaktonte ndotje akustike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikë;

▪︎ A. K., 53 vjeç, banues në fshatin Guri i Kuq, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur një 42-vjeçar;

▪︎ A. B., 48 vjeç, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se ka dëmtuar televizorin në banesën e një 78-vjeçareje;

▪︎ M. D., 49 vjeç, banues në fshatin Mëmëlisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur me dorë, një të mitur;

▪︎ A. G., 22 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e një 48-vjeçareje.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

▪︎ A . Gj., 21 vjeç, banues në Elbasan, pasi në aksin “Korçë-Pogradec”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin;

▪︎ M. C., banues në fshatin Vashtmi, Maliq, pasi duke drejtuar në mënyrë të parregullt, një skuter, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është rrëzuar. Si pasojë është dëmtuar lehtë vetë;

▪︎ M. S., 64 vjec, banues në Austri, pasi duke drejtuar motomjetin, në aksin “Gramsh-Maliq”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar lehtë bashkëshortja e tij, pasagjere në motomjet;

▪︎ D. G., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dëshmorët”, në Ersekë, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe një 32-vjeçar, pasagjer në motomjet;

▪︎ A. P., 23 vjeç, banuese në fshatin Pendavinj, Maliq, pasi duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përplasur me një pemë dekorative. Nga përplasja janë dëmtuar lehtë drejtuesja e automjetit dhe dy pasagjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.