Raporti i ngjarjeve, 13,14,15 prill 2024

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 270 shtetas, konkretisht: 91 shtetas janë vënë në pranga, 157 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 22 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 23 raste- 12 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 4 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim për krime në këtë fushë, janë kapur.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 27 raste- 6 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 36 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 14 raste- 9 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 7 raste- 6 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 15 raste, 4 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar. 10 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të mëparshme.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 25 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 19 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 13 raste- 4 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 16 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-9 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve shtetërorë, me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-7 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të veprës penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale “Veprime në kundërshim me vendimin e gjykatës”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i veprave penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;

-nga 1 rast i veprave penale “Kanosja për shkak të detyrës”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Braktisja e fëmijëve të mitur”, “Përndjekja”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Moskallëzimi i krimit”, me 7 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprës penale “Marrja e padrejtë e fëmijës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.

Gjatë një megaoperacioni të Policisë së Shtetit, në drejtimin e SPAK, janë vënë në pranga 19 shtetas e janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, pasi akuzohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, kanë ndihmuar shtetas, për kalim të kundërligjshëm të kufijve.

5 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

2 shtetas të shpallur në kërkim, përkatësisht për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, janë kapur.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 9 aksidente, si pasojë e të cilave 13 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 42 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera 16 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 29 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.