Shkodër. Finalizohet operacioni policor “Gjurmimi”

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me strukturat e DVP Shkodër dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit në rrugë operative , u zhvillua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, ku u bë e mundur kapja e shtetasit në kërkim I. B 40 vjeç, banues në Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.35, datë 11.04.2017, ka njohur vendim e autoriteteve të drejtësisë greke ku shtetasi I. B është i dënuar me 25 vite burg, për ngjarjen e ndodhur më 15.08.2001 në Athinë, Greqi,.

Shtetasi I. B ka vrarë me mjet prerës (thike) një shtetas Grek.

Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.