DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi në qytetin e Korçës, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N. H., 58 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Pogradec/Informacion paraprak
Sot, në lagjen nr. 4, Pogradec, shtetasi G. B., 40 vjeç, banues në Pogradec, mekanik, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, teksa punonte në një rrobaqepësi. Gjatë transportimit në spital, shtetasi G. B. ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.