DVP Korçë/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Jani Demolli, 30 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 1 vit dhe 11 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 39 vjeç, banues në fshatin Cangonj, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj prindërve të tij, të cilët janë të pajisur me urdhra mbrojtjeje.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. B., 39 vjeç, banues në fshatin Beras, Maliq, pasi në aksin rrugor “Maliq-Libonik”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me godinën e një farmacie. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas verifikimeve rezultoi se 39-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur;
S. Sh., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi në qytetin e Pogradecit u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
-Oficerët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 34 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka kanosur një punonjës policie, në ambientet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, ku ndodhej për të dhënë sqarim.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. A., 46 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, për disa minuta, pa dëshirën e tij, një 12-vjeçar, sepse pretendon se i mituri dhe bashkëmoshatarë të tij, e kanë shqetësuar duke i hedhur fishekzjarrë, në oborrin e banesës. Rasti është postuar dhe në portalin “JOQ”.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. H., 50 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur shtetasin L. G..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Më datë 30.12.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi A. B., 57 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, i cili ka kallëzuar se që prej datës 28.12.2023, është larguar nga banesa, vëllai i tij, shtetasi D. B., 44 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.