DVP Vlorë – Procedohen penalisht 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër

DVP Vlorë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. J, 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 63 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi S. V., 56 vjeç, se 63-vjeçari e ka aksidentuar me automjet, në vendin e quajtur “Lenga Vranisht”, aksident i cili i ka shkaktuar dëmtime.

Gjithashtu, këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin F. L., pasi dyshohet se ka ndërtuar 5 objekte prej druri, në fshatin Borsh, pa lejen e organeve kompetente. Punohet për kapjen e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.