Gjatë 24 orëve të fundit 7 persona të arrestuar, ndaluar dhe proceduar për vepra të ndryshme penale.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas për ndërtim pa leje dhe 1 shtetas për “Falsifikimi i dokumenteve”.
Në pranga dhe 1 person, i shpallur në kërkim për “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë edhe 2 shtetas, pasi u kapën me një sasi të vogël lëndë narkotike.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e krimeve mjedisore, konkretisht në fushën e ndërtimit të paligjshëm, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
I. V., 60 vjeç, banues në fshatin Luz;
N. T., 55 vjeç dhe V. N., 49 vjeç, të dy banues në fshatin Gramëz.
Këta shtetas u kapën në flagrancë duke kryer punime pa leje.
Nga specialistët për Hetimin e krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit u bë arestimi në flagrancë i shtetasit turk R. A., 28 vjeç, banues në Turqi, pasi në P.K.K. Port, Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.
Po gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim S. B., 50 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Durrës, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin Nr. 620, datë 20.09.2019, e ka dënuar me tre muaj burg, për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, kanë kapur dhe proceduar penalisht shtetasit B. K. dhe Sh. H., pasi gjatë kontrollit fizik Policia iu gjeti nga një dozë lëndë narkotike cannabis sativa.