Tiranë/Vihen në pranga 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
- E. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe dy grirëse për lëndët narkotike;
- I. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike kanabis, kokainë, heroinë dhe ekstazi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
- S. L., 55 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj;
- A. P., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur një varëse floriri një shtetasi, në automjetin që ia kishte marrë atij, për përdorim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit A. Ll. dhe B. F., të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shuma parash, në një qendër estetike në rrugën “Andon Zako Çajupi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
- A. C., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur dy aparate celulare dhe një shumë parash, një shtetasi;
- A. Xh., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. P., 20 vjeç, banues në Kamëz, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:
- I. R., 20 vjeç, banues në Mëzez, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
- I. Ç., 40 vjeç, banues në Mëzez, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
- B. G., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme rreth orës 16:50, në Kashar, duke drejtuar automjetin, është përplasur me auto mjetin me drejtues shtetasin A. D., 38 vjeç, banues në Kavajë. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B. G. dhe 4 pasagjerët në automjetin e tij, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.