Raporti i ngjarjeve, 28,29,30 nëntor, 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”.Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 33-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale, të kryera në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kapën dhe ndaluan shtetasin N. M., 33 vjeç, banues në Vlorë.33-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.33-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale. 

Muriqan/Kontrolle intensive nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.Vihet në pranga një 30-vjeçar (shtetas malazez), pasi në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, iu gjetën sasi lëndësh të dyshuara narkotike kanabis dhe amphetamine.Sekuestrohen sasitë e lëndëve të dyshuara narkotike, automjeti dhe celulari i 30-vjeçarit.Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.Në këtë PKK, në dalje, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll një automjet tip  “Volksëagen” me drejtues shtetasin malazez N. B., në të cilin u gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kanabis dhe amphetamine.Sasitë e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe celularin e shtetasit N. B.Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi malazez N. B., 30 vjeç, banues në Bar, Mal i Zi, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Durrës-Morën me forcë një shtetas, në automjet, ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur lirimin e 30-vjeçarit.Në kuadër të operacionit policor të koduar “Borxhi”, u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetasit që morën me forcë dhe i hoqën lirinë 30-vjeçarit.Pengmarrja, për shkak të një borxhi për veprimtari kriminale të kryer jashtë shtetit, në fushën e trafikimit të narkotikëve.Autori kryesor i pengmarrjes dhe shtetasi i marrë peng, të dy të dënuar më parë, në Britani, për krime në fushën e narkotikëve.Shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën policore se tre shtetas kishin marrë peng një shtetas dhe po lëviznin në zonën e plazhit, në drejtim të Shkozetit, me një automjet, kanë organizuar punën dhe falë reagimit në kohë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar.Nga kontrolli rezultoi se në automjet ndodheshin 4 shtetas, njëri nga të cilët ishte i marrë  peng nga 3 shtetasit e tjerë.Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi B. H. ishte marrë dhe mbajtur pa dëshirën e tij, në automjetin tip “BMË X5”, nga shtetasit I. K., 27 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, G. C., 26 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës dhe J. D., 29 vjeç, banues në lagjen nr.14 Shkozet, Durrës.Këta tre shtetas po e kërcënonin shtetasin B. H., për t’iu dhënë shumën 6 000 paund, të cilën shtetasi I. K. pretendonte se ia kishte detyrim shtetasi B. H., për një çështje droge në kohën kur të dy këta shtetas kryenin dënimin për narkotikë, në shtetin britanik, në të njëjtën qeli burgu.Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve I. K., G. C. dhe J. D., dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.

Gjirokastër/Arrestohen 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasit:

-S. P., 61 vjeç, banues në fshatin Sofratik, Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-A. N., 22 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi drejtonte automjetin, pa leje drejtimi. Gjithashtu, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar me qëllim kryerjen e verifikimeve.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-E. D., 42 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, automjeti që drejtonte 42-vjeçari, ka aksidentuar shtetasin M. T. (këmbësor), 55 vjeç, banues në Tepelenë, i cili ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe më pas është larguar në banesë;

-F. R., 35 vjeç, banues në fshatin Salari, Tepelenë, sepse pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Kardhiq-Delvinë”, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen O. P., 36 vjeç, e cila për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. I., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pazari i Vjetër”, ka kryer manovra me automjet dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kundërshtuar punonjësin e Policisë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Interpol Tirana-Ekstradohet nga Spanja, një 31-vjeçar me masë sigurie “Arrest në burg”, të caktuar nga GjKKO-ja, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët spanjollë, për lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u bë ekstradimi nga Barcelona, i shtetasit Gj. Z., 31 vjeç, lindur në Sukth, Durrës.Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.Shtetasi Gj. Z. akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që mbante, transportonte, shiste dhe trafikonte lëndë narkotike.

DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe vijon puna për kapjen e një tjetri, autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 26 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. D., 53 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, 26-vjeçari ka goditur me grushte, 53-vjeçarin, i cili më pas i ka dëmtuar automjetin, shtetasit F. H.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 45 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. B., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka krijuar llogari false në rrjete sociale, duke keqpërdorur të dhënat e një 25-vjeçareje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd shpallën në kërkim një 17-vjeçar, i cili nuk u gjet në banesë, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në menyrë të parregullt”. Vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Vlorë/Kontrolle të befasishme, bazuar në inteligjencën policore, vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje.Si rezultat i këtyre kontrolleve është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje.Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Strike 3”.Lëviznin me armë zjarri pistoletë, në automjet, arrestohen drejtuesi dhe pasagjeri. Ky i fundit, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës.Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas.Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Murat Tërbaçi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 3”, për kapjen e tyre.Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin J. G. dhe pasagjer shtetasin E. A., ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit J. G., 27 vjeç dhe E. A., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.      

Elbasan-Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve kapet në fshatin Papër dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në terren, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë kapur në fshatin Papër, shtetasin në kërkim P. Z., 58 vjeç, banues në Fier.Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Komisariati i Policisë Durrës. 

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 151 shtetas, konkretisht: 46 shtetas janë vënë në pranga, 99 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 7shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 17 raste- 3 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 20 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 2 shtetas të tjerë janë vënë në pranga për tentativa për vrasje.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 5 raste – 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 5 raste-5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim për krime në këtë fushë, janë kapur dhe ndaluar. Gjithashtu, janë evidentuar 5 raste të falsifikimit të dokumenteve, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufirit shtetëror, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 16 raste, 7 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 5 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 15 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 12 raste, me 8 shtetas të vënë në pranga dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 13 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-4 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë ose të atyre me funksione publike, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të krimeve kompjuterike, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale:

-“Përkrahja e autorit të krimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-“Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, me 3 shtetas të vënë në pranga;

-“Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-“Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë;

-“Goditjet për shkak të detyrës”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike “, “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, është kapur dhe vënë në pranga.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 15 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 18 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 36 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 17 shtetas janë vënë në pranga dhe 19 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.