Elbasan
Tentoi të vriste me mjet prerës, një 37-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, identifikohet, kapet dhe shoqërohet 28-vjeçari.
Sekuestrohet mjeti prerës (gërshërë hekuri).
Pas njoftimit se në mesditë, në spitalin e Elbasanit, kishte shkuar për të marrë mjekim, i dëmtuar me mjet prerës, shtetasi M. T., 37 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar menjëherë punën me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat u kap dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan, shtetasi A. B., 28 vjeç, banues në Elbasan.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se 28-vjeçari ka tentuar të vrasë me mjet prerës (gërshërë hekuri), shtetasin M. T., për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, në një lokal në lagjen “Dyli Haxhire”. I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës me të cilin është kryer plagosja.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.