Raporti i ngjarjeve, 24 nëntor 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Fier/Vijon megaoperacioni policor antidrogë, i koduar “Tempulli”.Mbante në çantë, doza kokaine, me qëllim shitjen në Levan, dhe një armë të ftohtë, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe një përforcues grushti.Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast në këtë fushë, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi B. Ç., 28 vjeç, banues në Levan.Nga kontrolli në çantën që mbante me vete 28-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje. Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një armë të ftohtë (përforcues grushti), që posedohej nga ky shtetas.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Shkodër/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.Vihet në pranga një 29-vjeçar që shiste doza kanabisi, në zona të ndryshme në qytet.Sekuestrohen dozat e kanabisit që iu gjetën gjatë kontrollit fizik dhe doza të tjera të kësaj lënde, që iu gjetën gjatë kontrollit në banesë.Sekuestrohet edhe automjeti që përdorte ky shtetas, për këtë veprimtari kriminale.Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë vijuar punën në terren, të mbështetur nga inteligjenca policore, për goditjen e rasteve të prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike, në ambiente të ndryshme.,Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas shiste lëndë narkotike kanabis, në zona të ndryshme të Shkodrës, është organizuar puna për kapjen e tij.Në lagjen “Dergut”, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin F. M., 29 vjeç, banues në Shkodër, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza dhe qese faramaceutike për paketimin e tyre.Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe celularin e 29-vjeçarit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Elbasan-Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.Finalizohet operacioni policor i koduar “Property”.Sekuestrohen pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 200 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të një 28-vjeçari, në fushën e narkotikëve.Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, referuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u zhvillua operacioni policor i koduar “Property”.Në zbatim të ketij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të kësaj Prokurorie, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në emër të shtetasit L. C., 28 vjeç dhe të familjarëve të tij.Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i 3 pasurive të paluajtshme me vlerë 200 000 euro, të ndodhura në lagjen “5 Maji”, konkretisht: 2 apartamente banimi dhe 1 njësi shërbimi.Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi L. C., i cili është dënuar me 3 vjet burgim, në Britaninë e Madhe, për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Repeat”.Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, dhe Komisariatin e Policisë Elbasan.Tentuan të përfitonin një shumë të madhe parash, nga një shtetas (biznesmen), nëpërmjet mashtrimit (duke u pezantuar si përfaqësues të një personi publik), vihen në pranga 2 shtetas.Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre.Sekuestrohen 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet dhe 1 aparat celular.Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomike, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, dhe Komisariatin e Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Repeat”, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të disa shtetasve të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin tentuar të mashtronin një shtetas, për të përfituar prej tij, një shumë të madhe parash.Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve A. Gj., 19 vjeç, R. B., 25 vjeç, të dy banues në Elbasan. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi F. L., 25 vjeç.Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas (biznesmen), duke iu prezantuar atij si përfaqësues të një personi publik, për të përfituar shumën 50 000 euro.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet dhe 1 aparat celular.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 89 shtetas, konkretisht: 21 shtetas janë vënë në pranga, 55 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste– 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në këtë fushë, është kapur dhe ndaluar.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste-2 shtetas janë vënë në pranga dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 6 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të krimeve kompjuterike, me 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 3 raste, njëri prej të cilave me autor/ë ende të paidentifikuar. 1 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-2 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Njëri prej tyre me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për rastin tjetër vijojnë hetimet për të përcaktuar shtetasit përgjegjës;

-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të shpallur në kërkim;

-2 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë dhe 1 rast i veprës penale “Përndjekja”, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i veprës penale “Keqtrajtimi i kafshës”, me autor/ë ende të paidentifikuar;

-nga 1 rast i veprave penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Vetëgjyqësia”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ngacmimi seksual” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Kanë ndodhur 8 aksidente rrugore, me 8 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 23 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 13 shtetas janë vënë në pranga dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.