Kolonjë/Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Goditen 2 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve dhe 1 rast i ndërtimit pa leje.
Procedohen penalisht 3 shtetas, autorë të këtyre rasteve.
Sekuestrohen sasia e druve e prerë në mënyrë të paligjshme dhe dy automjetet kamion që shërbenin për transportimin e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, goditën një rast të ndërtimit pa leje dhe dy raste të prerjes së paligjshme të pyjeve. Për këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Xh. J, 30 vjeç, banues në Ersekë dhe I. I., 41 vjeç, banues në fshatin Taç Qendër, Kolonjë, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, në unazën e qytetit të Ersekës, duke transportuar me dy automjete (kamiona), sasi dru zjarri të llojit “lis”, pa dokumentacionin përkatës. Sasia e druve e prerë në mënyrë të paligjshme u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetet;
-L. M., 67 vjeç, banues në fshatin Vrepckë, Kolonjë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.