Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 108 shtetas, nga këta: 13 janë të arrestuar, 80 ndiqen në gjendje të lire dhe 15 janë ndaluar.
Janë ndalur 5 shtetas në kërkim, konkretisht: 1 në qarkun Elbasan, i dënuar për veprën penale “Dhuna në familje”; 2 në Durrës, 1 i dënuar për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe 1 i dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 1 në qarkun Lezhë, i dënuar për veprën penale “Deklaratë e rreme”; 1 në PKK Rinas, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, 1 në qarkun Tiranë dhe 2 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosja”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në qarkun Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, 2 raste në qarkun Durrës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje’’, 1 rast në qarkun Tiranë, 2 në Vlorë dhe 2 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 11 raste të “Dhuna në familje”, 2 raste në qarkun Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshim të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 15 raste, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në Fier dhe 1 rast në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Për 10 rastet e tjera në gjithë territorin, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 12 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 4 raste në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 5 në Elbasan, 1 në Berat dhe 1 në Vlorë, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 3 raste aksidentesh, me 3 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar 4 drejtues mjeti të papajisur me leje drejtimi, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Shkodër, të cilët janë arrestuar në flagrancë, 2 në qarkun Berat, ku një drejtues është arrestuar në flagrancë dhe 1 po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 drejtues mjeti që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, në qarkun Tiranë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 4 raste të “Shkatërrim prone”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Tiranë dhe 1 në Sarandë, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të “Prishja e qetësisë publike”, në Tiranë, me 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku 5 autorë janë ndaluar dhe 1 po procedohet në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.