Tiranë/Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan shtetasin E. B., 31 vjeç, banues në Borizanë, pasi ka paraqitur një prokurë të posaçme, të dyshuar të falsifikuar, në një zyrë noterie, në rrugën “Mine Peza”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin D. Z., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
- P. S., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
- F. Gj., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij;
- L. Sh., 33 vjeç dhe M. Sh., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi kanë vjedhur një shumë parash, në një lokal në rrugën “Myslym Keta”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
- S. R., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
- D. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.