Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Krujë/Informacion paraprak-Rreth orës 07:35, në aksin “Krujë- Fushë Krujë”, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., 45 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin D. H., 23 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi D. H., si dhe pasagjerët në automjetin që drejtonte 45-vjeçari, shtetasi H. Z., 26 vjeç dhe shtetasja P. Xh., 15 vjeçe.Të dëmtuarit nga ky aksident po marrin ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.
Krujë-Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Tuneli”.Operacioni nga Policia e Krujës dhe strukturat operacionale të DVP Durës, mbështetur dhe në inteligjencën informative.Kontrollet e shtuara, në zbatim të porosive të dërguara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kontrollin e ambienteve të mbyllura që shfrytëzohen për kultivim të kanabisit me anë të llambave.Evidentohet një tunel i përshtatur me llamba, për kultivim të bimëve narkotike.Sekuestrohen 390 bimë kanabis, llamba, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.Identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.Në pranga dhe 2 punonjës të OSHEE-së, si dhe 2 të tjerë në kërkim, pasi kishin lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike me të cilën furnizohej tuneli i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato operacionale të DVP Durrës, në zbatim të porosive të dërguara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve në ambiente të mbyllura, ish-magazina dhe tunele, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, me anë të llambave, bazuar dhe në inteligjencën informative policore, organizuan dhe finalizuan operacionin polior të koduar “Tuneli”.Si rezultat, në zonën e mbrojtur mjedisore Krastë, u evidentua një tunel (ish-tunel i ushtrisë), në një zonë të vështirë kalimi, i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 390 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, sistem ndriçimi me 30 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë, 30 rritës të energjisë elektrike, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.Në vijim të operacionit, falë punës hetimore, mbështetur dhe në inteligjencën policore, u identifkuan dhe u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar, shtetasit:H. S., 61 vjeç dhe R. H., 58 vjeç, të dy banues në banues Halil, Krujë, si dhe A. S., 21 vjeç, banues Fushë Krujë. Nga hetimet rezultoi se shtetasi A. S. ushtronte edhe veprimtrainë e paligjshme të lojërave të fatit.Në vijim të veprimeve hetimore u konstatua se tuneli furnizohej me energji elektrike të pandërprerë, nëpërmjet një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike, në shtyllën e tensionit në fshatin Halil, Fushë Krujë, lidhje për të cilën ka qenë e nevojshme patjetër ndërhyrja e specializuar e punonjësve të OSHEE-së së zonës.Për këtë arsye u bë arrestimi i punonjëve së OSHEE-së, shtetasve O. F. dhe E. H., me detyrë punonjes të OSHEE-së Fushë Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.Gjithashtu, u shpallën në kërkim 2 punonjës të tjerë të OSHEE-së, shtetasi S. K., me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së (i arrestuar dhe më parë për këtë paligjshmëri) dhe shtetasi E. K., me detyrë elektricist i zonës.Vijon puna hetimore për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektike”, “Organizimi i lojërave të fatit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
PKK Muriqan/Si rezultat i kontrolleve të imtësishme, goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.Fshehu në automjet 11 790 euro, me qëllim mosdeklarimin e tyre konform ligjit, procedohet penalisht 58-vjeçari (shtetas kosovar) dhe i sekuestrohet shuma e parave.Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare. Në këtë kuadër, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin N. F.Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e PKK Muriqan gjetën dhe sekuestruan 11 790 euro, të padeklaruara nga shtetasi N. F., konform ligjeve në fuqi.Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat operacionale të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. F., 58 vjeç, banues në Pejë, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 76 shtetas, konkretisht: 22 shtetas janë vënë në pranga, 48 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste-1 shtetas është vënë në pranga dhe 6 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 4 raste -2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 3 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, me 8 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të shpallur në kërkim.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste. Për zbardhjen e tyre dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve, Policia vijon punën.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 4 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, me 10 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar gjithashtu: 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të punonjësve të Policisë, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i veprës penale “Goditjet për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga; 1 rast i veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 rast i veprës penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Për një rast të mëparshëm të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas, ndërsa për një rast të mëparshëm të veprës penale “Ngacmimi seksual”, është vënë në pranga 1 shtetas.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 2 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 8 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.