DVP Korçë – Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas

DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. L., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas tjetër.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. R., 46 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë ish-bashkëshortin e saj.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.