Raporti ditor i ngjarjeve, 9 shkurt 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Direction”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së dozave të kokainës dhe të kanabisit.Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë.Sekuestrohen rreth 2 kg kanabis, doza kokaine, 2 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe 189 800 lekë të rinj që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.Vihet në pranga poseduesi i tyre. Në pranga dhe një shtetas tjetër që bashkëpunonte me të, për të shpërndarë dozat e kokainës dhe të kanabisit.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Direction”.Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasi M. K., 27 vjeç dhe një shtetas 16 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 i kanë lokalizuar dhe ndaluar këta 2 shtetas, në Yzberisht. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit M. K. dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një sasi dozash kokaine, 2 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe 189 800 lekë të rinj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi M. K., pasi siguronte lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, i ndante në doza, të cilat i shiste më pas, në bashkëpunim me 16-vjeçarin, në zonën e Yzberishtit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Rinas-Në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 8 vjet burgim, në Itali, për disa vepra penale, kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin, 38-vjeçari nga Vlora.Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për verifikimin e detajuar të dokumenteve të shtetasve që hyjnë dhe dalin nga Shqipëria, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar për verifikim të detajuar të dokumenteve, shtetasin Dritan Hyka (Asimaj), 38 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë.Pas verifikimeve të kryera nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik droge”, “Vjedhje banese, në tentativë” dhe “Shkelje e ligjit për migracionin”, parashikuar nga legjislacioni penal i Italisë.Gjatë vitit 2012, ky shtetas ka shfrytëzuar prostitucionin e një numri të madh femrash shqiptare dhe rumune, në Milano, Itali. Gjithashtu është përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike kokainë, ka mbajtur pa leje armë zjarri pistoletë, në ambiente publike, dhe ka tentuar të vjedhë në një apartament, por nuk ka mundur për shkak të ndërhyrjes së Policisë. Në vitin 2009, ka shkelur ligjin për migracionin, pasi nuk ka zbatuar vendimin për të mos hyrë në Itali, për 10 vjet.Në vijim të veprimeve, shtetasi Dritan Hyka (Asimaj) u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e tij, drejt këtij shteti.

Durrës/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Agimi”, i iniciuar në maj të vitit 2021, si rezultat i bashkëpunimit me partnerët e GDF-së.Shkon në 21 numri i shtetasve të vënë në pranga, si rezultat i këtij megaoperacioni masiv, të zhvilluar në Nikël, Halil dhe në Arramerras, përmes monitorimit nga ajri, për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit.Vihet në pranga 51-vjeçari me masë sigurie nga Gjykata e Lartë, pasi kultivoi bimë narkotike në fshatin ku banonte.Si rezultat i hetimeve intensive të zhvilluara në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Agimi”, të iniciuar në maj të vitit 2021, për kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike, në territore të hapura dhe në ambiente të mbyllura, në fshatrat Nikël, Halil dhe Arramerras, të qytetit të Krujës,  shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë vunë në pranga shtetasin P. K., 51 vjeç, banues në Arrameras, Fushë Krujë, pasi Gjykata e Lartë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.Gjatë këtij megaoperacioni, shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato të GDF-së, kontrolluan me avionë dhe dronë, sera, magazina, banesa dhe zona të pyllëzuara, si dhe administruan një sërë informacionesh nga inteligjenca informative, me qëllim evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Pogradec – Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit P. Ç., 63 vjeç, banues në Berat dhe M. Sh., 28 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, pranë fshatit Buqezë, shtetasi P. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin M. Sh. Për pasojë, janë dëmtuar 3 pasagjerë të cilët udhëtonin në automjetin e këtij të fundit, njëra prej të cilave u dërgua në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 2 të tjerët pasi morën mjekim në spitalin e Pogradecit, u larguan në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 76 shtetas, konkretisht: 23 shtetas janë vënë në pranga, 48 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste-2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 2 raste-2 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste-1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 2 raste- 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale dhe objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 3 raste-2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre dhe autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit, vijon punën Policia, ndërsa për rastet e tjera-3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 4 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 4 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale “, “Neglizhenca në trajtimin mjekësor” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, me 7 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar edhe nga 1 rast i veprave penale: “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të vënë në pranga; “Goditjet për shkak të detyrës”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”-1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë dhe “Marrja e padrejtë e fëmijës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 raste të veprës “Shpërdorimi i detyrës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, si pasojë e të cilit 1 shtetase ka humbur jetën dhe 2 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 7 shtetas është vënë në pranga dhe 9 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.