Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Green pack”, për goditjen e shpërndarjes së lëndës narkotike kanabis.Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë.Sekuestrohen një pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë 1.1 kg, një peshore elektronike dhe dy aparate celulare.Arrestohet në flagrancë 30-vjeçari që e transportonte me automjet, pakon me lëndë narkotike.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Green pack”.Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:- R. Rr., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë lokalizuar dhe ndaluar, në rrugën “Nikolla Tupe”, automjetin me drejtues shtetasin R. Rr. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 1.1 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një peshore elektronike dhe dy aparate celulare.Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit R. Rr.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë-Finalizohet si rezultat i një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Mekanizmi”.Përvetësonin automjete të shtetasve të ndryshëm, duke i mashtruar ata, dhe më pas i shisnin këto automjete nëpërmjet kontratave noteriale false, vihet në pranga 38-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, si rezultat i provave të siguruara nga një hetim disamujor, i ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mekanizmi”.Si rezultat i këtij operacioni, u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin:- E. Rr., 38 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i 38-vjeçarit, shtetasi B. B., 35 vjeç.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përvetësonin me anë të mashtrimit, automjete të shtetasve të ndryshëm, dhe më pas i shisnin këto automjete nëpërmjet kontratave noteriale të falsifikuara.Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një automjet i përvetësuar me anë të mashtrimit.Vijon puna për kapjen e shtetasit B. B., si dhe për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Tiranë/Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. K., 40 vjeç, i cili ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa, vajza e tij 14 vjeçe.
Në Komisariatin e Policisë Kavajë është paraqitur shtetasi I. D., 35 vjeç, i cili ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa, djali i tij 17 vjeç.
Punohet për gjetjen e tyre.
Mallakastër/Kundërshtoi dhe pengoi punonjësit e Policisë së Patrullës së Përgjtishme për të mos i vendosur masë administrative vëllait të tij, i cili u konstatua në shkelje të sinjalistikës rrugore, vihet në pranga 33-vjeçari.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin D. Z., 33 vjeç, banues në Ballsh, pasi ka kundërshtuar dhe ka tentuar të pengojë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Mallakastër, të cilët, në përmbushje të detyrave funksionale, ishin duke ndëshkuar me masë administrative vëllain e 33-vjeçarit, për shkelje të sinjalistikës rrugore.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Goditet nga Komisariati i Policisë Vlorë, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, procedohen penalisht 2 shtetas.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve në lagjen “Osman Haxhiu”, në një lokal në përdorim nga shtetasi A. Z., nga shërbimet e Policisë u kap duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular shtetasi O. Z.Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi O. Z., 21 vjeç, për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara” dhe shtetasi A. Z., 32 vjeç, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.
Dibër-Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila konsumoi një sasi lënde helmuese duke rrezikur jetën, 37 vjeçari në gjendje të dehur e transportoi me automjet bashkëshorten për në spital, por humbi kontrollin duke dalë nga rruga.Policia ka vënë menjëherë në pranga 37- vjeçarin dhe ka transportuar për në spital bashkëshorten e tij e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, i shtetasit B.R., 37 vjeç, banues në Dibër.Ky shtetas në gjendje të dehur ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 29-vjeçare dhe për pasojë kjo e fundit konsumoi lëndë helmuese duke rrezikuar jetën.Shtetasi B.R., duke transportuar me automjet bashkëshorten e tij për ndihmë mjekësore në spital, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me një mjet tjetër duke shkaktuar vetëm dëme materiale.Pas testit të alkoolit shtetasi B.R., ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur i cili në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestua për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.
Sarandë-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materiale në Prokuori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Gj., 20 vjeç, banues në Burrel, pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur 13 vjeçe, se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.
Lushnjë-Në datë 20.01.2023, në fshatin Dushk, në banesën e shtetasit A. D., 55 vjeç, shtetas ende të paidentifikuar, kanë marrë një televizor dhe një shumë parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 149 shtetas, konkretisht: 46 shtetas janë vënë në pranga, 86 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 17 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, me 5 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste, një rast ka mbetur në tentativë, me 1 shtetas të vënë në pranga, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të vënë në pranga dhe me 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Komploti”, u vunë në pranga 5 shtetas dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë, për vepra të rënda penale në fushën e krimeve kundër personit.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 5 raste, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 4 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 5 raste të falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të vënë në pranga, 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 18 raste, 11 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar, për to, vijon punën Policia. Rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të vënë në pranga, 6 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 7 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 18 raste, 6 prej tyre, me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të vënë në pranga dhe me 12 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 13 raste, me 7 shtetas të vënë në pranga dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 22 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, me 5 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i organizimin të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, me 1 shtetas të vënë në pranga; 1 rast i veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 rast i veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, me 4 shtetas të vënë në pranga.
Gjithashtu, janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 4 raste të kundërshtimit/mosbindjes ndaj punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Dhunimi i banesës”, njëri rast me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, dhe 2 raste të vëprës penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 11 aksidente, si pasojë e të cilëve 19 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 32 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 12 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim, si dhe me 18 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.