Tiranë/Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
- K. S., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
- A. C., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike të llojeve kokainë, heroinë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin E. V., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetasit R. G.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
- E. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mustafa Qosja”, i ka vënë zjarrin automjetit në pronësi të shtetasit A. D.;
- B. R., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer xhamin e automjetit të shtetasit A. K. dhe ka vjedhur një pajisje;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. B., 24 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një dorezë metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një shufër metalike si ato të Policisë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin N. Gj., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.