Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Camel 2”

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Camel 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë çokollate, vihet në pranga poseduesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Camel 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Seat” me drejtues shtetasin L. B., te Ish-Fusha e Aviacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë çokollate, të ndarë në pako.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

https://youtu.be/eVo7-EABUnI