DVP Vlorë-Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër

DVP Vlorë/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike, janë ushtruar kontrolle në subjekte të ndryshme tregtare. Si rezultat i kontrolleve janë goditur 4 raste të informalitetit dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

P. M., 63 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij tregtar, ka rezultuar se kishte punësuar punëtorë të paregjistruar në organet kompetente dhe nuk lëshonte kupon tatimor për produktet që shiste;

E. M., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij tregtar ka rezultuar se kishte punësuar punëtorë të paregjistruar në organet kompetente dhe nuk lëshonte kupon tatimor për produktet që shiste;

A. M., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij tregtar ka rezultuar se nuk lëshonte kupon tatimor për produktet që shiste;

Th. G., 64 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij tregtar, ka rezultuar se nuk lëshonte kupon tatimor për produktet që shiste.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. M., 29 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme ka goditur me sende të forta shtetasin A. M. dhe i ka vjedhur atij, një aparat celular.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 29 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në aksin rrugor Vlorë-Fier, ka humbur kontrollin e automjetit dhe si pasojë është përplasur me një shtyllë elektrike.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.